Flash

Më shumë dëme nga aksidentet rrugore vitin e kaluar

Lapsi.al 31 January 2023
Më shumë dëme nga aksidentet rrugore vitin e kaluar

Kompanitë e sigurimeve paguan 6.8 miliardë lekë ose rreth 59 milionë euro dëme vitin e kaluar. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se dëmet e paguara nga siguruesit shënuan një rritje të lehtë me 2.4% krahasuar me vitin 2021.

Rritja e dëmeve erdhi kryesisht nga tregu i Jo-Jetës dhe nga rritja e dëmeve direkte të paguara nga kompanitë e sigurimit për klientët e tyre për dëmet e shkaktuara nga palët e treta, sipas parashikimeve të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga pagesat e kryera nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, që vitin e kaluar paguan direkt 6.25 miliardë lekë, 3.1% më shumë krahasuar me vitin 2021. Kjo shumë përbën 91.5% të dëmeve të tregut të sigurimeve.

Megjithatë, nëse llogarisim edhe dëmet e paguara nëpërmjet Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, pesha e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës arrin në 95.7% të totalit.

Duke qenë se tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, kjo reflektohet qartë edhe në strukturën e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës.

Dëmet nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik vitin e kaluar arritën vlerën e 3.72 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14.8%. Ato përbënin 59.6% totalit të dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, nga 53.5% që kishin qenë për vitin 2021.

Rritja e dëmeve nga sigurimet e detyrueshme motorike u ndikua sidomos nga produkti i sigurimit të brendshëm MTPL dhe nga dëmet e lidhura me policat Kufitare, ndërsa dëmet nga Kartoni Jeshil pësuan një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.

Rritje të ndjeshme shënuan edhe dëmet në sigruimin nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës, që arritën në 1.11 miliardë lekë, 25.3% më shumë krahasuar me vitin 2021. Pesha e tyre specifike u rrit në 17.8%, nga 14.7% që kishte qenë një vit më parë.

Një rritje të fortë vitin e kaluar shënuan edhe dëmet motorike të paguara si sigurues të drejtëpërdrejtë nga kompanitë e sigurimit.

Kjo kategori dëmesh u rrit me 451% krahasuar me një vit më parë dhe është e lidhur parashikimet e ligjit të ri për sigurimet e detyrueshme motorike, sipas të cilit siguruesit mund të lidhin marrëveshje ndërmjet tyre, sipas së cilës kërkesa për dëmshpërblim, që lidhet me dëmin e shkaktuar nga përdorimi i një mjeti motorik ndaj një mjeti tjetër motorik, mund të trajtohet nga siguruesi i drejtpërdrejtë i pronarit të mjetit motorik të dëmtuar.

Në rast aksidenti ndërmjet dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pala e dëmtuar mund ta drejtojë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi i drejtpërdrejtë, në rast se ky i fundit ka një marrëveshje me siguruesit e palës përgjegjëse të aksidentit.

Siguruesi i drejtpërdrejtë ka të drejtën e rimbursimit të dëmshpërblimit nga siguruesi përgjegjës, sipas kushteve, limiteve dhe afateve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet tyre.

Ndërkohë, dëmet e paguara nga siguruesit e Jetës vitin e kaluar ranë në 292 milionë lekë, 13.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Pesha e tyre specifike zbriti në 4.3% të totalit, nga 5.1% që kishte qenë në vitin 2021.

Kompanitë e sigurimit të Jetës patën pësuar një rritje të shpenzimeve për dëmeve gjatë vitit 2021, zhvillim që reflektoi sidomos shtimin e vdekjeve për shkak të pandemisë së Covid-19. Gjatë vitit 2022 efekti i faktorit Covid është tejkaluar dhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të jetës kanë rënë përsëri./Monitor

Të këshilluara

Kosova strehon 4 gazetarët e parë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarë...

18:04

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI