Flash

Fondi i pasurisë në Norvegji raporton humbje rekord

Lapsi.al 31 January 2023
Fondi i pasurisë në Norvegji raporton humbje rekord

Fondi sovran i pasurisë i Norvegjisë raportoi sot një humbje rekord prej 1,64 trilion koronash norvegjeze (164,4 miliardë dollarë) për vitin 2022.  Kthimet e investimeve nga fondi ishin minus 14,1 për qind për vitin e kaluar, sipas Menaxhmentit të Investimeve të Bankës Norges (NBIM). Kthimi ishte 0,88 pikë përqindje më i mirë se kthimi i indeksit standard, që është ekuivalent me 118 miliardë korona (17,15 miliardë dollarë).

“Tregu u ndikua nga lufta në Evropë, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit”, tha kreu i NBIM, Nicolai Tangen, në një deklaratë.

“Kjo ndikoi negativisht si në tregun e aksioneve, ashtu edhe në tregun e obligacioneve në të njëjtën kohë, gjë që është shumë e pazakontë. Të gjithë sektorët në tregun e aksioneve kanë pasur kthime negative, me përjashtim të energjisë”, theksoi ai.

Kthimi i investimeve nga kapitali i fondit ishte në minus 15,3 për qind në vitin 2022 dhe minus 12,1 për qind për investimet me të ardhura fikse. Fondi me bazë në Oslo, i themeluar në vitin 1996, kishte një vlerë prej 12,4 trilionë koronash (1,2 trilion dollarë) më 31 dhjetor 2022. Monedha e Norvegjisë u dobësua me më shumë se 11 për qind kundrejt dollarit amerikan vitin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI