Flash

Dëshmia/ Një polic dhe një politikan në festat e bosit të mafias

Lapsi.al 31 January 2023
Dëshmia/ Një polic dhe një politikan në festat e bosit

Detaje të reja ‘janë zbuluar pë ish-bosin e Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro. Në emisionin "Le Iene" në Italia 1 është transmetuar dëshmia e Ismaele La Vardera nënkryetar i komisionit anti-mafia të rajonit të Siçilisë.

Sipas tij, Denaro organizonte festa në një vilë në zonën e Palermos ku kishin marrë pjesë edhe një anëtar i forcave të rendit, një mjek dhe një politikan i njohur italian. Ai rrëfeu se kishte qenë vetë në këto festa, por nuk e njihte bosin e mafias derisa pa fotografinë e tij pas arrestimit.

"E kam raportuar historinë tek policia dhe karabinierët. Kur pashë kush ishte, sinqerisht nuk mund ta besoja” – thotë La Vardera.

“Po flas për Matteo Messina Denaro që frekuentonte sallone të rëndësishme të borgjezisë dhe merrte pjesë në këto festa sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kam edhe një dëshmitar. Ai është një person i denjë, që bën një jetë normale, që kishte frikë të fliste sepse gjërat që mund të thoshte ishin shumë delikate. Po flasim për një “zonë gri” që mund të ketë mbrojtur shefin e arratisur të mafias” – tha ai.

“Fatkeqësisht, kam shumë frikë. Nuk i besoj askujt. A do të më besoni nëse në të njëjtën tavolinë shihni njerëz që mund të përfaqësojnë ligjin së bashku me Matteo Messina Denaro?” – ishin fjalët e dëshmitarit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova strehon 4 gazetarët e parë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarë...

18:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI