Flash

Berisha: Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë pa leje Edi Ramën me McGonigal

Lapsi.al 31 January 2023
Berisha: Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë pa

Sali Berisha denoncoi sot edhe atë që ai e quan heshtje të Lulzim Bashës ndaj skandalit të Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Berisha thotë se Basha në reagimin e tij të djeshëm nuk guxoi të përmendë Edi Ramën dhe ish-shefin e FBI, McGonigal, që u korruptua nga kryeministri për të sulmuar opozitën dhe PD-në në SHBA.

"Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara. Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së. Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej.

Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim. Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte SKAP-in të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë. A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta", tha kreu i PD, Sali Berisha.

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI