Flash

Ambasadori i SHBA: Mbështesim vetëm Asosacion sipas Kushtetutës të Kosovës

Lapsi.al 31 January 2023
Ambasadori i SHBA: Mbështesim vetëm Asosacion sipas Kushtetutës

Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Kosovës ishin në krye të vendit në hapësirat e ambasadës amerikane.

Që në orën 10:00 të ditës të ftuarit e shumtë nisën të mblidhen në selinë e Uashingtonit në kryeqytetin e Kosovës , ku po diskutohej për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori Jeffrey Hovenier, pas diskutimit ku morën pjesë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile, liderë politikë e anëtarë të korit diplomatik, iu drejtua opinionit me deklaratë.

“Partneriteti jonë me Kosovën është i palëkundur .Biseda e sotshme reflekton miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne deshëm të kuptojmë perspektivat e pjesëmarrësve për Asociacionin. Çka mund të jetë? Se si mund të kryej punë për qytetarët e Kosovës, por edhe atë se çfarë kapacitete s’mund t’i ketë e çfarë mund t’i ketë”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Hovenier, shtoi se nga dora e pare u dëgjuan pikëpamjet e pjesëmarrësve për zbatimin e AKS-së, dhe se si kjo mund të realizohet në mënyrë që siguron të ardhmen e Kosovës shtet sovran, i pavarur, multientik e demokratik.

Mes tjerash ai thotë se u shfaqën pikëpamje se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë fundamentale për secilin komunitet dhe për të gjitha funksionet që të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse sikur që janë: Arsimimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik.

“Ndërsa disa zyrtarë amerikanë tashmë e kanë bërë këtë pikë, unë gjithashtu dua të jem i qartë për pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që cenon Kushtetutën e Kosovës, që nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, ose që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin multietnik, apo institucionet demokratike të Kosovës. Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çdo entiteti që i ngjan Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. ”

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI