Flash

Shqiptarja shtatzënë humb jetën në aksident në Nju Jork, makina drejtohej nga i dashuri i dehur

Lapsi.al 30 January 2023
Shqiptarja shtatzënë humb jetën në aksident në Nju

Vëllai i një 23-vjeçareje shqiptare shtatzënë, e cila humbi jetën në një aksident në Staten Island të Nju Jorkut në SHBA ka folur për ngjarjen e rëndë. Adriana Sylmetaj humbi jetën pasi i dashuri i saj që dyshohet e ishte i dehur, Adem Nikeziç, 30 vjeç, përplasi makinën Dodge Challenger duke udhëtuar me rreth 100 km/h në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte shtatzënë, diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”, - tha vëllai i saj, Al Sylmetaj për New York Daily News. “Ata po mendonin për emrin, por nuk mendoj se kishin marrë ndonjë vendim. Ata po planifikonin të merrnin një vaskë për fëmijën" – shtoi ai.

shtatzënë

Sylmetaj dhe Nikesiç ishin në pritje të një vajze në muajin prill. Policia ka konfirmuar se Nikesiç ka dalë nga spitali. Ai pritet të dalë para Gjykatës Penale të Staten Island, tha një nëpunës i gjykatës. Ai akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia, rrezikimi i pakujdesshëm dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tha një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut.

Nikeziç ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai u arrestua në vitin 2017 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar. Edhe në vitin 2019 ai u arrestua edhe për drejtimin e mjetit me leje të pezulluar dhe bërjen e rezistencës ndaj arrestit. Vëllai i Sylmetajt tha se Nikeziç ishte shpesh i dehur pas vdekjes së babait të tij.

shtatzënë

"Kisha këtë ndjenjë se fundi do të ishte i tillë. Sa herë që e takoja ishte nën efektin e alkoolit, jo se ishte i pakontrollueshëm, por se si e artikulonte veten. Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija me të. Ditëlindja ime sapo kaloi dhe ai po më ftonte të dilnim për të pirë, por unë thjesht thosha jo faleminderit" – tha ai.

Adriana Sylmetaj u flak nga makina kur ajo u përplas me një shtyllë rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, duke bërë që mjeti të ndahej në tre pjesë. Automjeti goditi fillimisht një mur përpara se të rrotullohej dhe të përplasej me një shtyllë prej druri. Mësohet se forca e goditjes ka bërë që Sylmetaj të dalë nga makina dhe të gjejë vdekjen në vendngjarje.

"Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën. Nuk do të jemi kurrë mirë. Asnjëri prej nesh. Ne kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme. Unë nuk e kuptoj se si shtylla është ende në këmbë. U godit aq fort" - tha Mario Basso tha një 31-vjeçar, pronar i një lavazhi makinash pranë vendit të aksidentit. ©LAPSI.al

shtatzënë

shtatzënë

The severity of the impact caused Sylmetaj to be ejected from the car. She was pronounced dead at the scene

The scene in the aftermath of the fatal crash, The collationed happened as the couple was traveling at more than 100 mph

A tire is seen removed from the vehicle in the aftermath

The driver was speeding south on Hylan Blvd. in New Dorp when he lost control near Rose Ave. about 4:45 a.m. Saturday.

Adriana Sylmetaj was killed in a car crash Friday morning in Staten island.

The driver was speeding south on Hylan Blvd. in New Dorp when he lost control near Rose Ave. about 4:45 a.m. Saturday.

Të këshilluara

Kosova strehon 4 gazetarët e parë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarë...

18:04

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI