Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Scholz refuzon kërkesën e Ukrainës për avionët luftarakë

Lapsi.al 30 January 2023
Scholz refuzon kërkesën e Ukrainës për avionët

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.

“Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. “Kjo nuk ndryshon  aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime. “Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve. Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.

Kujdes nga gara e furnizimeve me armë

Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për “Tagesspiegel” duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë. “Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore.” Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini. “Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra mijëra njerëzish.”/ Dw

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëri Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar. Për rrjedhojë; moti i kth...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI