Flash

Scholz: Lufta është mes Rusisë dhe Ukrainës, jo me NATO-n

Lapsi.al 30 January 2023
Scholz: Lufta është mes Rusisë dhe Ukrainës, jo me NATO-n

Pas miratimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve luftarake, nga Ukraina vjen kërkesa për avionë luftarakë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz e refuzon këtë dhe paralajmëron nga një garë furnizimesh.

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës. “Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. “Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime. “Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve. Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.

Ukraine | Präsident Selenskyj während eines Telefonats mit Olaf ScholzZelensky kërkon avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga Rusia

Kujdes nga gara e furnizimeve me armë

Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për “Tagesspiegel” duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë. “Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore.” Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini. “Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra mijëra njerëzish.”/DW/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI