Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike

Lapsi.al 30 January 2023
Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kushtet e qëndrueshme

Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë, kthjellimet do të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa parashikohet që në orët në vijim të shfaqen vranësirat si fillim në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë por më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore në Veri dhe Lindje të territorit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Për sa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten sërish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët por të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit do të bien sërish, si rezultat i masave të ftohta Lindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë republikën e MV ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Jugore; në pjesën më të madhe do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë kthjellime dhe kalimeve të vranësirave. Po ashtu, Britania e madhe do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme KU moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë. Ndërsa; me reshje të dendura dëbore paraqiten Lindja e kontinentit dhe Gadishulli Skandinav. Edhe Evropa Qendrore parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore por në sasi disi më të pakta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëri Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar. Për rrjedhojë; moti i kth...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI