Flash

Haradinaj: Serbia dhe Kurti po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

Lapsi.al 30 January 2023
Haradinaj: Serbia dhe Kurti po e përdorin Asociacionin për ta penguar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Asociacioni po paraqitet si çështje problematike dhe si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe për njohje të ndërsjellë nga kryeministri i Kosovës.

Më tej Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë që marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.

“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

“Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.

Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të këshilluara

Kosova, një garanci amerikane

Një lexim i editorialit të z. Chollet dhe z. Escobar; ose, pse Kosova dhe shqiptarët, po se po, por edhe Evropa sot, ky kontinent shtëpi e 750 milionë banorëve,...

12:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI