Flash

NY Times: Detaje të reja nga hetimi për McGonigal

Lapsi.al 29 January 2023
NY Times: Detaje të reja nga hetimi për McGonigal

Ndonëse gjyqi ndaj ish-zyrtarit të FBI po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një përplasje e fortë po ndodh edhe në Tiranë, pasi opozita e ka kthyer çështjen e Charles McGonigal në kaël beteje të akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por, raportimet më të fundit që vijnë përtej Atlantikut nga gjiganti mediatik New York Times, vendosin në dyshim të fortë implikimin e Charles McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Media prestigjioze amerikane referuar procesit te deritanishëm që po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan se nuk ka asnjë tregues të fortë që të provojë fajësinë e McGonigal dhe lidhjen me oligarkun rus në kohën kur ai ishte shefi i sektorit te kundërzbulimit në FBI.

Ndërkohë, referuar akuzës së dytë ndaj MCGonigal për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të kryeministrit Edi Rama, New York Times nënvizon se në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, për shkak se ka ndihmuar oligarkun rus Deripaska me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Për akuzat e ngritura në adresë të tij, McGonigal u paraqit ne gjykatë duke u vetë-deklaruar i pafajshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë sapo mbërriti në aeroportin e New York. /tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI