Flash

U kap me drøgë në Britani, shqiptari: Dua të shoh motrën e sëmurë para se të vdesē

Lapsi.al 29 January 2023
U kap me drøgë në Britani, shqiptari: Dua të shoh

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si ‘kopshtar’ në një ‘shtëpi bari’. Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabìs, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.

Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 44-vjeçari nuk kishte dënime të tjera.

‘Ai erdhi në fund të vitit 2021. Në Shqipëri ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar të cilët luftojnë për mbijetesë. Ai shpresonte se do të gjente një punë të ligjshme. Jetonte me një shok, por më pas ngeli pa shtëpi’, tha avokatja e tij mbrojtëse.

Avokatja shtoi se klientit të saj i ishte ofruar në fillim një punë që kishte të bënte me dekorimet. 44-vjeçari pretendon se është detyruar që të kujdeset për kanabisin. Pavarësisht se i kishin ofruar para, deri më tani ai nuk ka marrë asnjë pagesë.

Avokatja tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.

‘Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional’, tha avokatja.

Të këshilluara

Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në ba...

14:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI