Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lapsi.al 29 January 2023
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëri

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar. Për rrjedhojë; moti i kthjellët, por i ftohtë do të mbizotërojë në zonat perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që deri në mëngjesin e së hënës i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por  nuk priten reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mbeten të pandryshuara vlerat e mesditës duke u luhatur nga  -8°C, deri në 12°C. Era do fryjë mesatare deri e frotë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Nën mbizotërimin e të ftohtit do të jetë gjithashtu, republika e Kosovës ku temperatura shumë të ulëta, ngrica dhe era e ftohtë nga veriloindja do të jenë prezente, megjithatë; moti paraqitet i qëndrueshëm dhe pa reshje.

Kthjellimet do të jenë dominante deri në orët e pasdites ku shfaqen vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë territori i Kosovës të jetë në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje.

Maqedoni e Veriut

Depërtimi i mëtejshëm i masave të ftohta me origjinë verilindore – lindore do të diktojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mot kryesisht të kthjellët por shumë të ftohtë. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë Maqedoninë e Veriut por më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Nuk priten reshje por; ngricat dhe temperaturat e ulëta do të jenë problematike në shumë zona të veriut dhe veriperëndimit ku termometri do të zbresë deri në -7°C.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI