Flash

Analiza në DW/ A po përfshihet Gjermania në luftën e Ukrainës

Lapsi.al 29 January 2023
Analiza në DW/ A po përfshihet Gjermania në luftën e

Menjëherë pas njoftimit të qeverisë gjermane për dërgimin e tankeve të rënda Leopard 2 për të mbështetur ushtrinë ukrainase, erdhi përgjigja e Kremlinit përmes zëdhënësit të saj Dmitry Peskov" - thuhet në një analizë të DW . 

Çfarë ofron Karta e OKB-së? Gjithçka për të cilën Moska akuzon Perëndimin ishte ajo që kancelari Olaf Scholz donte të shmangte për një kohë të gjatë.

“Ne nuk duhet të shkaktojmë një luftë NATO-Rusi,”- tha kancelari gjermane, duke theksuar se Gjermania në asnjë mënyrë nuk do të bëhet një palë lufte. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare pajtohen me Scholz. Sipas Kartës së OKB-së, çdo vend anëtar duhet të përmbahet nga çdo kërcënim për të përdorur forcën kundër integritetit territorial dhe pavarësisë së një vendi tjetër anëtar. Duke pushtuar Ukrainën në shkurt 2022, Rusia shkeli pikërisht këtë rregull. Sipas Kartës, në një rast të tillë çdo vend ka të drejtë të mbrohet, individualisht ose kolektivisht.

Dërgimi i armëve të rënda është i ligjshëm

Kjo do të thotë gjithashtu se vendet e treta mund të furnizojnë vendin e sulmuar me armë ose të nisin misione stërvitore. Nuk bëhet asnjë dallim në lidhje me llojin e armëve të rënda. Në fakt, sipas juristit Markus Krajewski do të ishte e ligjshme dërgimi i forcave të armatosura nga vende të tjera në Ukrainë.

“Çdo sulm i nisur nga Rusia në Ukrainë është vazhdimësi e shkeljes së ligjit ndërkombëtar. Rusia do të sillet në përputhje me ligjin ndërkombëtar vetëm nëse tërheq trupat e saj nga jashtë kufijve të Ukrainës”.

Interpretimi i deklaratës së Burbock

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, të martën e kaluar bëri thirrje për më shumë kohezion mes aleatëve perëndimorë, madje duke deklaruar para Këshillit të Evropës në Strasburg: Ne po bëjmë një betejë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit.

Media shtetërore ruse e përdori këtë deklaratë si një pjesë qendrore të propagandës së tyre të luftës - si dëshmi se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së janë të përfshirë drejtpërdrejt në luftë në anën e Ukrainës dhe po luftojnë kundër Rusisë. Ministria e Jashtme e SHBA-së megjithatë interpretoi deklaratën e Burbock duke vënë në dukje se: Rusia po bën një luftë brutale kundër Ukrainës. Është një luftë kundër rendit evropian, i cili bazohet në paqen dhe ligjin ndërkombëtar./DW

Të këshilluara

Plagøsen me thìkë 2 vëllezër në Mat

Plagosen me thikë dy vëllezër në njësinë Komsi të Matit. Sipas raporteve të deritanishme, vëllezërit janë plagosur nga persona të paidentifikuar. Identite...

15:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI