Flash

50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

Lapsi.al 29 January 2023
50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta në Pakistan këtë të diel. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim. Ndërsa në veriperëndim të vendit 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga 7 deri në 14 vjeç.

Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin "përtej njohjes". Përplasja ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit. Zyrtari lokal Hamza Anjum i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën bashkë me 3 të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit e vetëm janë në gjendje "të rëndë". Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë përpara përplasjes.

Ndërsa varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhëa, afër kufirit me Afganistanin. Zyrtari i policisë lokale Mir Rauf i tha AFP se përveç 10 fëmijëve që humbën jetën, 11 u shpëtuan, por 6 janë në gjendje kritike. 9 të tjerë besohet se janë të zhdukur. "Një operacion shpëtimi është ende në vijim" - tha zyrtari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagøsen me thìkë 2 vëllezër në Mat

Plagosen me thikë dy vëllezër në njësinë Komsi të Matit. Sipas raporteve të deritanishme, vëllezërit janë plagosur nga persona të paidentifikuar. Identite...

15:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI