Flash

Tre të vrarê, katër të plagosur në incidentin me armë zjarri në Kaliforni

Lapsi.al 28 January 2023
Tre të vrarê, katër të plagosur në incidentin me

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën me armë zjarri në një shtëpi me qira në Kaliforni të shtunën herët në mëngjes, tha policia. Të shtënat ndodhën rreth orës 2:30 të mëngjesit në Beverly Crest, një lagje luksoze e Los Anxhelosit.

Togeri Frank Preciado i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit tha se tre personat që u vranë ishin brenda një automjeti. Dy nga katër të plagosurit u dërguan me automjete private në spitalet e zonës dhe dy të tjerë u transportuan me ambulancë, tha zëdhënësi i policisë toger Bruce Borihanh.

Dy ishin në gjendje kritike dhe dy në gjendje të qëndrueshme, tha zoti Borihanh. Mosha dhe gjinia e viktimave nuk janë bërë ende publike.

Policia por përpiqet të zbulojë nëse në shtëpinë me qera po mbahej ndonjë festë apo grumbullim tjetër, tha zoti Borihanh. Ai shtoi se policia nuk ka informacion mbi të dyshuarit. Kjo është vrasja e katërt këtë muaj në Kaliforni, ku humbin jetën disa persona./VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI