Flash

Rita Ora pranon martesën me Taika Waititi

Lapsi.al 28 January 2023
Rita Ora pranon martesën me Taika Waititi

Rita Ora më në fund ka konfirmuar thashethemet që qarkullojnë prej gati një viti, se ajo dhe regjisori Taika Waititi janë të martuar. Ajo e konfirmoi martesën e saj publikisht, në një interviste në “Heart Breakfast”, ditën e sotme.

“Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”- tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Intervista vjen përpara publikimit të videoklipit të saj me temën e dasmës, për këngën e titulluar “You Only Love Me”, me të cilën këngëtarja duket se do të rikthehet në muzikë.

“Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte thjesht e bukur dhe perfekte, ashtu siç doja unë. … Na vjen keq, nuk është aq interesante. Një ditë do të bëjmë një festë të madhe”, tha ajo për ceremoninë “private”.

The Sun raportoi për herë të parë në gusht 2022 se Ora, 32 vjeç, dhe Waititi, 47 vjeç, ishin martuar në një ceremoni intime në Londër. Pavarësisht se gazeta britanike pretendonte se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, ajo la të kuptohej në “Heart Breakfast” se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

Çifti u lidhën për herë të parë në maj 2021 kur u fotografuan duke u rehatuar me njëri-tjetrin në Sydney, Australi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI