Flash

Ndërtimi i Unazës, banorët në protestë: Pronat i kemi ndërtuar me djersë

Lapsi.al 28 January 2023
Ndërtimi i Unazës, banorët në protestë: Pronat i kemi

Banorët e Laprakës kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë shembjen e shtëpive nga projekti i Unazës së Madhe.

Njëri nga banorët deklaroi se nuk është dakord me marrëveshjen që i është ofruar nga Bashkia Tiranë pasi nuk përcaktohet se kur do të pajisen me shtëpi.

Gjithashtu banori u shpreh se bashkia duhet të marrë masa dhe të mos i fus në konflikt me policinë, ndërsa paralajmëroi se nuk do të lëvizë nga shtëpia pa rënë dakord për një marrëveshje.

“Siç thotë edhe Bledi, dua ti them kryetarit të bashkisë, asnjë banor në Shqipëri nuk ka disa vila, kemi një shtëpi, hera e fundit që ta them do të jetë kur të vish te shtëpia ime, jam shumë dakord me projekte por bëji marrëveshjet siç duhet ajo që kam parë nuk është marrëveshje por një copë paçavure sepse me dy vjet bonus qiraje nuk pashë të shkuar se kur do ta marr shtëpinë. Eja Erion Veliaj diskuto me banorët dhe na jep zgjidhje dhe mos shkruaj te kontrata se në cilën datë apo orë dhe mos na sillni shkresa për të na nxjerrë për tre ditë se nuk kemi se ku shkojmë unë i them Veliajt hajde se me këtë pagesë unë do të dal kur të dush nëse vjen me gjen një shtëpi me tre dhoma ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk e dua atë kontratë, do të vej bast publik me ty nëse ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk dua as qira as shtëpi, unë kam 30 vite këtu zoti kryeministër se po më çoni 30 vite mbrapsht, paguaj taksa rregullisht që ta kujtoj zoti kryeministër në 2006 nuk na jepnit një certifikatë, por ku erdhët ju e kaluat te uji e sot më thua je pa shtëpi. Shko gjeje korrupsionin dhe na jep paret e pronat se nuk jemi pa prona, s’dua ta bëjmë si ata në Shkozë, por nëse më prish shtëpinë më ke prish jetën dhe familjen. Ju jeni shteti po mua aty do më keni, shteti të vret të burgos, ne dalim në protestë me mbrojt shtëpitë dhe na thërret prokuroria se mbroni shtëpitë. Kurse të tjerë me 21 janar nuk përgjigjet njeri, kështu që merrni masa se duam zgjidhje dhe mos na fusni në konflikt me policisë, pronat i kemi ndërtuar më djersë” tha qytetari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI