Flash

Me armë dhe drogë në makinë, arrestohet i riu në Kurbin

Lapsi.al 28 January 2023
Me armë dhe drogë në makinë, arrestohet i riu në Kurbin

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi në automjetin që drejtonte u gjetën armë dhe lëndë narkotike.

Në gjendje të lirë u hetua i vëllai, 22-vjeçari me iniciale G. B., pasi ishte pasagjer në automjet dhe mbante me vete një sasi lënde narkotike.

Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës narkotike kanabis dhe mjetet që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Vëllezërit nga Kurbini, u ndaluan në afërsi të mbikalimit të Patokut nga uniformat blu, ku gjatë kontrollit iu gjetën mjetet e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, sekuestrohen armë dhe drogë.

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër (vëllai i të arrestuarit), pasi duke qenë pasagjer në këtë automjet, mbante me vete sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kanabis dhe mjete që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i punës operacionale, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kriminalitetit, në çdo formë të shfaqjes së tij, si dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit të Patokut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. B., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Kurbin.

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 22 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës narkotike kanabis dhe mjetet që i shërbenin ndarjes së lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vetëm 9 raste të reja me Covid

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të reja dhe fa...

19:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI