Flash

Ish-gjenerali Pavel zgjidhet presidenti i ri i Çekisë

Lapsi.al 28 January 2023
Ish-gjenerali Pavel zgjidhet presidenti i ri i Çekisë

Me 80% të votave të numëruara, ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel është zgjedhur presidenti i ri i Çekisë. Ai ka fituar 56.45 për qind të votave, kundrejt ish-kryeministrit, Andrej Babish, i cili ka marrë 43.54 për qind të votave. Rezultatet e plota nga balotazhi dy-ditor priten të bëhen publike mbrëmjen e sotme. Qendrat e votimit u hapën të premten në orën 14:00 dhe u mbyllën sot në të njëjtën orë. Të drejtë vote kishin 8.3 milionë banorë.

Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo ai i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë. Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës. Ai ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë. Ndërsa Pavel ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev. Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ishte i ngushtë, të dy fituan rreth 35 për qind të votave.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI