Flash

Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të bëhemi gati për betejën finale

Lapsi.al 28 January 2023
Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Burreli ku ishte i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të krijimit të degës së PD, se qytetarët duhet të bëhen gati për betejën finale me çdo kusht për të larguar kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka turpëruar vendin, ndërsa shtoi se sipas tij ai ka kaluar çdo lloj vije të kuqe referuar skandalit “McGonigal”.

Gjithashtu Berisha u shpreh se PD është parti e taksave të ulëta.

“Njeri që e don Klosin, Matin dhe qytetarët ka përkushtimin më të madh për ta shndërruar atë Bashki në shtëpinë e çdo qytetari dhe që të dy bashkë do të përgjysmojmë taksat, ne jemi parti e taksave të ulëta ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju. Taksa e ulët është ligji ynë, kjo është njëra anë e medaljes së misionit tonë. Misioni ynë ka dhe anën tjetër largimin e Edi Ramës nga pushteti ne sëshpejti kalojmë në betejën finale kundër këtij armiku i cili turpëron çdo vend, çdo njeri kundër këtij armiku që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës kundër këtij armiku të pabesë që nuk nguron t’i fusë dhe thika partnerit kryesor strategjik. Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu dhe vije të kuqe çdo ditë që qëndron është haraç për çdo shqiptar. Ndaj dhe të ngrihemi t’i tregojmë botës se në kurrë korrupsioni nuk na mposht, as pabesia dhe kurrë nuk do të pranojmë monizmin por do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë. Të bëhemi gati për betejën finale me çdo kusht”, tha Berisha.

Të këshilluara

Arrestohen 11 persona në Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tira...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI