Flash

Zhdukja e Ramës në publik/ Duka: Kryeministri është sëmurë

Lapsi.al 27 January 2023
Zhdukja e Ramës në publik/ Duka: Kryeministri është

Prej pasdites së të mërkurës kryeministri Edi Rama është zhdukur nga daljet në publik. Në kulmin e debateve për çështjen e Charles McGonigal kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar shpjegime nga Rama, por ai të vetmet komente i ka bërë nëpërmjet Twitter apo zyrës së tij të shtypit. Në seancën e paradites së të enjtes, opozita kërkoi me ngulm që Rama të ishte ne sallë, por kreu i qeverisë mungoi.

Ai kishte të planifikuar edhe disa takime të tjera në axhendë, por sërish nuk është shfaqur. Shkak për këtë mungesë të Ramës në publik sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është bërë gjendja shëndetësore. Në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, ku ishte ftuar edhe kreu i qeverisë, Duka tha se Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

“Një faleminderit edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, - u shpreh Duka.

Më herët kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët bhodhi dyshime se Rama mund të jetë larguar nga vendi. “Ka fluturuar me Ismailin apo jo, nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrinoja i tij George Soros apo gjetiu për të kërkuar ndihmë nuk kemi asnjë lajm” – tha Berisha.

Pavarësisht të gjitha këtyre hamendësimeve vetë Rama apo zyra e shtypit e kryeministrisë ka heshtur për të dhënë ndonjë shpjegim. Në vendet perëndimore publiku njoftohet edhe për shëndetin e zyrtarëve të lartë ndërsa në ato gjysmë-demokratike institucionet e kanë herezi të flasin për tema të tilla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëm 9 raste të reja me Covid

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të reja dhe fa...

19:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI