Flash

Vrau bashkëshorten, më pas vëllain e tij/ Detaje nga krimi makabër në Gramsh (VIDEO)

Lapsi.al 27 January 2023
Vrau bashkëshorten, më pas vëllain e tij/ Detaje nga krimi

Policia e Gramshit ka dalë me njoftimin zyrtar për krimin e dyfishtë në fshatin Tervol, ku 80-vjeçari Xhevit Sinani, vrau me spatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinanin dhe vëllain Shaqir Sinanin.

Sipas policisë, 80-vjeçari fillimisht vrau bashkëshorten e tij, Zeqinen e cila ndodhej në banesë. Më pas, autori ka dalë dhe 1 kilometër larg nga banesa, vrau dhe vëllain e tij, Shaqirin.

Uniformat blu thonë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, por nuk e cilëson shkakun që çoi 80-vjeçarin në një akt të tillë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI