Flash

VIDEO/ Si e dredh Rama përballë akuzave të dosjes “McGonigal”

Lapsi.al 27 January 2023
VIDEO/ Si e dredh Rama përballë akuzave të dosjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama për ish agjentin e FBI, McGonigal. Aty krahasohen qëndrimet e kreut të qeverisë të një viti më parë për “mikun” e tij dhe çfarë thotë tashmë.

Në videon më poshtë citohet edhe dokumenti i autoriteteve amerikane sipas të cilit McGonigal mori dokumente nga zyra e kryeministrit shqiptar për hetimin e një çështjeje lobimi. Bardhi shkruan se të vërtetën Rama e ka në vendimin e drejtësisë amerikane dhe se McGonigal është paguar nga Rama për të goditur kundërshtarët politikë.

“Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjeshtra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. ? Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI