Flash

Shakira, një tjetër këngë të re kundër Pique

Lapsi.al 27 January 2023
Shakira, një tjetër këngë të re kundër Pique

Prej disa javësh Shakira, Gerard Pique dhe Clara Chia janë komentuar në media. Artistja synoi të fliste për çiftin përmes tekstit të këngës së saj më të fundit, Music Session Vol.53.

Ndërkohë që kënga është kthyer menjëherë në hit, është raportuar se artistja është duke përgatitur një këngë të re dhe ka zgjedhur një datë shumë të veçantë për ta publikuar. Sipas disa burimeve, ajo do të  sjellë  bashkëpunimin me Karol G më 2 shkurt, ditëlindja e saj dhe e Pique. Siç u raportua në podcastin e Laura Fa dhe Lorena Vazquez 'Mamarazzis', Karol G dhe Shakira punuan shumë për këtë këngë. Ato e incizuan videoklipin në vetëm dy ditë, ku seancat zgjasin më shumë se 15 orë në ditë. " Kënga do të më eksplicite se ajo e mëparshme", shtoi një burim për mediat e huaja. Këngëtarja  kolumbiane u mbështet gjithashtu nga Karol G pas publikimit të Music Session Vol.53. Kjo e fundit mori pjesë në një ndeshje NBA midis Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers e veshur me një bluzë ku lexonte një frazë që ishte pjesë e tekstit.

Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Artistja e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI