Flash

Mbreti Charles largon Princ Andrew nga Pallati Buckingham

Lapsi.al 27 January 2023
Mbreti Charles largon Princ Andrew nga Pallati Buckingham

Sipas raportimeve, Pallati Buckingham ka informuar Princ Andrew, vëllai i vogël i mbretit Charles dhe miku i Jeffrey Epstein, se ai nuk mund të qëndrojë më atje.

Sipas The Sun, vëllai i Charles vazhdoi të jetonte në rezidencën mbretërore britanike edhe pse iu hoqën patronazhet mbretërore dhe lidhjet ushtarake prej tij në 2022 . Në të njëjtin vit ai shmangu një gjyq civil me akuzuesen e tij për sulm sek*sual, Virginia Giuffre, duke e zgjidhur jashtë gjykatës.

Pavarësisht se e pranoi marrëveshjen,  Princ Andrew nuk pranoi asnjë keqbërje dhe ka vazhduar t'i hedh poshtë akuzat.Nga ana tjetër, në kujtimet e tij më të fundit, "Spare", Princi Harry kritikoi publikisht xhaxhain e tij për lidhje me Epstein. "Pavarësisht se ishte përfshirë në një skandal të turpshëm, i akuzuar për abuuzim seksual me një grua të re, askush nuk kishte sugjeruar heqjen e sigurisë së tij," shkroi Harry.  “Njerëzit mund të kenë shumë ankesa ndaj nesh, por ofendimet seksuale nuk ishin një prej tyre.” Për këtë arsye, Harry shkroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se atij dhe Markle do t'i hiqnin sigurinë. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI