Flash

Mbetet mister fati i Mateo Likës që dyshohet se ra në lumin Seman në Fier

Lapsi.al 27 January 2023
Mbetet mister fati i Mateo Likës që dyshohet se ra në lumin Seman

Kanë kaluar më shumë se 12 ditë, por ende asnjë gjurmë nga i riu Mateo Lika. Lika dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me urën e Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman. Akoma nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut. Ai ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. Po ashtu, as një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.

Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur. Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI