Flash

Gjermania shtyn projektligjin e legalizimit të kanabìsit edhe për vitin 2024

Lapsi.al 27 January 2023
Gjermania shtyn projektligjin e legalizimit të kanabìsit edhe

Shtyhet vendimi i Gjermanisë për të miratuar legalizimin e konsumit të kanabìsit, pasi nuk ka paraqitur ende propozimin e saj në Komisionin Evropian.

Ministria e shëndetësisë në një email për “Euronews” shkruan se projektligji i saj për legalizimin e kanabisit është “aktualisht duke u hartuar”, por nuk ka mundësi të vihet në zbatim gjatë vitit 2024 dhe se nga ky vendim gjermanët mund të blejnë 30 gr për konsum dhe të kultivojnë deri në tre bimë.

“Një numër i madh pyetjesh ligjore dhe operacionale në lidhje me zbatimin duhet të përgjigjen dhe të koordinohen midis ministrive përgjegjëse përpara se të mund t’i dorëzohen Komisionit Evropian”, thuhet në email.

Projekti për legalizimin e kanabisit u hodh në vitin 2022, ku sipas planit, konsumatorët gjermanë do të lejohen të blejnë deri në 30 gr për konsum privat, vetëm në një treg të kontrolluar.

Ndërsa për të rriturit parashikohet kultivimi deri në tre bimë kanabisi.

“Qëllimi ynë për shpërndarjen e kontrolluar është të mbrojë sa më mirë shëndetin e konsumatorit, të sigurojë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe të reduktojë krimin e lidhur me drogën dhe të kufizojë tregun e zi”, tha Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI