Flash

Detaje të reja/ McGonigal nuk punoi për vetëm një oligark rus

Lapsi.al 27 January 2023
Detaje të reja/ McGonigal nuk punoi për vetëm një oligark

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet amerikane për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska e ka kaluar vitin e kaluar duke punuar për një tjetër miliarder me origjinë ruse. “The New York Post” raporton se “Aman Resorts”, një zinxhir hotelesh me 5 yje në pronësi të Vladislav Doronin, një manjat pronash punësoi McGonigal pranverën e vitit 2022 si drejtor sigurie për 34 vendet e Amanit në mbarë botën.

Sipas të njëjtave burime, kur McGonigal u arrestua në Aeroportin JFK, ai po kthehej nga një udhëtim pune në Sri Lanka, ku Aman operon një palë hotelesh luksoze. Burimet thanë se McGonigal punoi për Aman në New York City ku tarifat e dhomave fillojnë nga 2400 dollarë për një natë. Një zëdhënës i Aman konfirmoi se kompania punësoi McGonigal vitin e kaluar, por pohoi se mandati i tij filloi vetëm disa muaj më parë. Kompania tha gjithashtu se McGonigal nuk po punon më për Aman Group, por nuk e bëri të ditur se kur u largua.

Ish-zyrtarët e CIA-s, FBI-së dhe NSA-së punësohen në mënyrë rutinore nga kompani të mëdha që janë objektiv i spiunazhit dhe kërcënimeve kibernetike, tha Anthony Roman, president i firmës së menaxhimit të rrezikut, Roman & Associates. 54-vjeçari McGonigal u padit për pastrim parash dhe shkelje të ligjit të sanksioneve amerikane.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pretendon se McGonigal së bashku me një ish-diplomat rus të kthyer në përkthyes për gjykatat federale - Sergy Shestakov - punonin për Deripaska, një manjat alumini që ishte sanksionuar nga SHBA në 2018. McGonigal u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me një garanci prej 500,000 dollarësh.

I lindur në Bashkimin Sovjetik, 60-vjeçari Doronin hoqi dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986. Ai tani është shtetas i Zvicrës dhe Suedisë dhe ka folur kundër luftës në Ukrainë. Ai bleu Aman në vitin 2014 dhe e zhvendosi selinë e saj në Suedi. Doronin ishte në lidhje me supermodelen Naomi Campbell për disa vite përpara partneres së tij aktuale, Kristina Romanova, një ish-modele ruse e cila është një drejtuese e Aman. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="1024"]Vladislav Doronin with his partner former model Kristina Romanova. Vladislav Doronin me partneren Kristina Romanova[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="682"]Doronin and Romanova dressed up. Vladislav Doronin me partneren Kristina Romanova[/caption]

Të këshilluara

Vetëm 9 raste të reja me Covid

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të reja dhe fa...

19:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI