Flash

Detaje të reja/ Lidhjet e Ramës me paraardhësin e McGonigal në FBI

Lapsi.al 27 January 2023
Detaje të reja/ Lidhjet e Ramës me paraardhësin e McGonigal

Dalin detaje të reja nga lidhjet e dyshimta të kryeministrit Edi Rama me zyrtarët e lartë të FBI-së. Ditët e fundit të gjithë kemi mësuar mbi takimet e shpeshta dhe darkat e kreut të qeverisë shqiptare me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit në FBI-në e Nju Jorkut. Në një prej këtyre rasteve, sipas asaj që zbulohet në dosje, Rama ka darkuar me McGonigal në Uashington ku i pranishëm ka qenë edhe një tjetër ish-zyrtar i FBI, Lou Bladel. 

Ai ka qenë paraardhësi i McGonigal në krye të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork. Në maj të vitit 2018, një firmë konsulente e quajtur “Ernst&Young” u kontraktua nga qeveria shqiptare. Pas lënies së detyrës Bladel punoi për këtë kompani. Kontrata u firmos (lexo ketu njoftimin e qeverisë) vetëm pak muaj pas takimit me Ramën. Synimi ishte lufta kundër krimit dhe evazionit fiskal.

Më pas emri i Lou Bladel doli në kur diskutohej çështja “Babale” mbi audio-përgjimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas mediave ishte pikërisht ai që bëri ekspertizën e zërit. Edhe në atë rast “ekspertiza” i dha të drejtë Ramës se audio ishte e manipuluar dhe se dikush tjetër kishte aktruar zërin e vëllait të Xhafajt. 

“Nuk dihet nese eshte paguar apo jo Ernst$Young per marreveshjen dhe nese eshte paguar apo jo Bladel si shef i struktures se posacme, por edhe per angazhimin e tij ne hetime jo-zyrtare si Babalja. Ne rekordet e thesarit nuk ekziston asnje gjurme per ndonje pagese te kryer. Por dihet se ne kryeministri ka patur shume trafik agjentesh dhe ish agjentesh.

Dikusht mund te pyese cfare lidhje ka Bladeli me keto qe po ndodhin tani? Shume. Bladel eshte emri nr 4 ne listen e subpoenes se leshuar nga gjykata amerikane ne nentor per aferen ruso-shqiptare McGonigal. Aktualisht ndaj tij nuk ka asnje akuze, por ai eshte pjese e hetimit bashke me Agron Nezen, Thomas Fitzgerald, Donald Aviv dhe dy shtetas bosnjake” – shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI