Flash

Berisha për Ramën: Bastardi i bllokmenëve po bën gjithçka për asgjësimin e PD

Lapsi.al 27 January 2023
Berisha për Ramën: Bastardi i bllokmenëve po bën

Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos guxojë të mbajë peng Partinë Demokratike me gjykatat që kontrollon ai.

Gjatë 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në Kamëz, Berisha tha se do të ketë fatin e etërve të tij, nëse mendon se duke mbajtur peng vendimin e gjykatës t'i japë goditje shkatërruese PD-së.

"Monizmin e tij nuk do ta lejojmë kurrë", tha Berisha përpara demokratëve të Kamzës

"Në vitin 1997, PD-ja kaloi një tronditje të thellë. Të shumtë ishin ata që menduan dhe besuan se kjo forcë politike do ti përkiste arkivave të historisë. Por u gabuan. Shqiptarët i rikthyen asaj besimin dhe në 8 vite ajo arriti të transformojë Shqipërinë më shumë se të gjitha kohërat e marra së bashku. Në 8 vite, Shqipëria ndërtoi rrugë, ura, tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku.

Në 8 vite shqiptarët arritën që më shumë se gjysma e tyre, të kenë më shumë se një banesë. Në 8 vite i dy dhe trefishuan bizneset. U dyfishuan drurët frutorë dhe Shqipëria u bë vend eksportues i qumështit, vezëve dhe qindra produkteve të tjera. Pra të gjitha pa përjashtim falë programit të PD-së që ka në qendër qytetarin, lirinë dhe të drejtat e tij. Program që ka si shtyllë interesin kombëtar dhe atë të Shqipërisë.

Të dashur miq! Ronald Regan thotë me të drejtë, demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. Për fat të keq, ajo që shohim, përjetojmë ne sot është dramatike. Në vitin 1990, banorë të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, jetonin në një monizëm të plotë. Diktatori Ramiz Aliaj i cili bënte gjithçka të mbahej në pushtet, megjithatë nuk tentoi asgjësimin e opozitës.

Jo, sot pas 32 vitesh, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, pasardhës i një intelektuali xhelat, që do të firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, vetëm e vetëm se ishte kundërshtari i tij politik, pas 32 vitesh do të përdorë çdo metodë, do të bëjë gjithçka për asgjësimin e PD.

Po bën gjithçka për spastrimin etnik të Shqipërisë. Demon pushteti dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, normë, moral që të qëndrojë për vete në pushtet. Edi Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë. Duke plaçkitur, grabitur dhe dhunuar votën, ai kaloi nga mandati në mandat dhe tani mendon se me vendime antidemokratike, antikushtetuese, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës ti japë një goditje shkatërruese PD-së. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për tu betuar se Edi Ramës do ti rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë. Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI