Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ

Lapsi.al 27 January 2023
Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për

Ndonëse cështja për vulën mbetet ende në Gjykatë, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të presë ndërsa sot ka dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lista me 230 emra u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo. Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD. Vendimi nuk pritet të jetë surprizë, për në dokumentacion PD rezulton e regjistruar në emrin e Lulzim Bashës. Në deklarimet për mediat, kreu i KQZ ka deklaruar gjithashtu se institucioni që ai drejton ka komunikim insititucional me PD-në, përmes përfaqësuesve të kësaj force politike Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Sakaq edhe Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë. PS e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë nesër, një ditë para përfundimit të afatit të caktuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI