Flash

Wanda tradhtoi Icardin me ish-lojtarin e Interit

Lapsi.al 26 January 2023
Wanda tradhtoi Icardin me ish-lojtarin e Interit

Wanda Nara ndodhet në Dubai. Ndjekësit e saj u bënë menjëherë kuriozë dhe e pyetën për arsyen e udhëtimit të saj. Sipërmarrësja argjentinase ka nisur të postojë fotot e zakonshme të plazhit, bikini dhe relaksi. Gjithçka ishte e qetë para se të shpërthente një skandal i vërtetë. Gazetari Jordi Martin hodhi dyshimet se Wanda Nara e tradhtonte Mauro Icardin me Keita Baldé, një ish-shok skuadre tek Interi.

“Mbrëmë ka pasur një diskutim të fortë mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës. Sipas burimeve drejtpërdrejt nga njerëzit e saj, ajo kishte shkuar në Dubai me një futbollist, ish-shokun e skuadrës së Icardit”, - shkroi gazetari spanjoll.

“Më thonë se ky lojtar është i martuar prej 8 muajsh. Pak pasi u martua ai u takua me Wandën dhe mes tyre pati një lidhje dashurie. Keita Baldé udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo shkoi atje për ta vizituar. Ata qëndruan së bashku në një hotel. Ajo që më thonë është se Wanda dhe Mauro po bënin paqe. Madje asaj i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardin, por kjo ishte një goditje me thikë për të” – shkroi gazetari.

Ai ka dhënë detaje dhe se si Icardi zbuloi tradhtinë Narës. “Icardi zbuloi gjithçka nga lëvizjet e bankomatit të Wandës”, - tha ai. Pas këtij lajmi ka reaguar partnerja e sulmuesit senegalez të Spartakut të Moskës, Simona Guatieri.

“Nuk jetoj me thashetheme, nuk jetoj duke shfaqur jetën time në Instagram. Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat, postoj foto të familjes sime dhe gjërat në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Nuk jetoj me ata dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht ndryshe nga ata. Kjo nuk do të thotë se jam i mirë dhe ata janë të këqinj, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm. Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se burri im ftoi gruan e tij në Dubai: Është një lajm total i rremë, sepse Balde ndodhej atje bashkë me nënën dhe babain e tij” – u shpreh ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje në qendër të Shkodrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital...

19:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI