Flash

Reagon Trump: McGonigal le të kalbet në ferr

Lapsi.al 26 January 2023
Reagon Trump: McGonigal le të kalbet në ferr

Donald Trump u shfaq i gëzuar në reagimin e parë për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ky i fundit ishte i përfshirë në hetimet për lidhjet e dyshuara mes ekipit të fushatës së ish-presidentit amerikan dhe Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Në një postim në rrjetin e tij social pasi Departamenti i Drejtësisë shpalli akuzat, Trump shkoi: "Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë... që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!"

Në vitin 2019, hetimi i këshilltarit special Robert Mueller përcaktoi se nuk kishte prova që Trump dhe fushata e tij komplotuan ose u koordinuan me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-ës megjithëse ish-presidenti dhe disa nga zyrtarët e tij mund të kenë tentuar të pengojnë hetimin. Papadopoulos u burgos për 12 ditë në 2018 pasi pranoi se kishte gënjyer FBI-në për kontaktin e ti, profesorin që jeton në Londër, Joseph Mifsud, i cili dyshohet se kishte informacione të dëmshme për Clinton gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.

Deripaska ishte gjithashtu një klient i Paul Manafort, ish-menaxherit të fushatës së Trump, i cili u burgos në vitin 2019 për akuzat e mashtrimit tatimor dhe bankar në një rast që u zbulua nga hetimi i Mueller.

“NewsWeek” shkruan se ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, akuzohet se ka punuar fshehurazi për oligarkun rus të sanksionuar nga SHBA, Oleg Deripaska si dhe për pastrim parash.

Prokurorët thanë se McGonigal dyshohet se është përpjekur të ndihmojë Deripaskën të largohet nga lista e sanksioneve pas largimit nga FBI në 2018. Ai gjithashtu dyshohet se ka marrë para nga miliarderi rus në 2019 për të hetuar një oligark rival. McGonigal ishte një nga figurat kryesore të hetimeve për dyshimet e një marrëveshjeje mes Trump dhe rusët në zgjedhjet e vitit 2016.

“NewsWeek” citon se McGonigal akuzohet gjithashtu se ka pranuar 225 mijë dollarë teksa punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë punonjës i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Shqipërisë. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Nju Jork të hënën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje në qendër të Shkodrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital...

19:07

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ndërsa bëhet me di...

18:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI