Flash

PS i bie daulles ruse për të ndaluar diskutimin e aferës McGonigal në Kuvend (Argumentat)

Lapsi.al 26 January 2023
PS i bie daulles ruse për të ndaluar diskutimin e aferës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur pas mbylljes së seancës plenare për debatin me opozitën si dhe çështjen McGonigal.

Sa i përket kërkesës së PD për ndryshimin e rendit të ditës, ai tha se ajo nuk shqyrtohet në seancë dhe se ishte një kurth për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse të PD-së dhe nga provat e reja të 21 janarit.

“Kërkesa nuk shqyrtohet në seancë, i lihet kohë tre ditë të shqyrtohet në konferencën e kryetarëve. Deputetët kërkues jo vetëm që bënë prezantimin 3 minuta, por morën dhe 2 minuta të tjera. Një kurth për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse të PD-së dhe për të hequr vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, tha Balla.

Duke iu rikthyer çështjes McGonigal, ai deklaroi se hetimi për këtë çështje ka mbaruar dhe ka vetëm një të pandehur që është ish-zyrtari i FBI.

“Është një hetim që po zhvillohet në SHBA, që ka vetëm një të pandehur dhe në momentin që kërkesa (e PD) do të vijë sipas rrugëve procedurale, do të merret në shqyrtim përsëri. Sa herë kërkesa të ketë firmën e Sali Berishës, do të rrëzohet.

Kryetarja e Kuvendit germë për germë, fjalë për fjalë me rregulloren e Kuvendit i ka marrë të gjitha masat një pas një.

Për zhvillimin normal të seancës së Kuvendit duhet të zbatohet rregullorja. Ta harrojë Sali Berisha dhe Gazment Bardhi po të doni se do të bllokojë punën e Kuvendit.

Ky është një proces që ka disa afate. Në rast se do të bënim çfarë do Sali Berisha, i binte që akti normativ të rrëzohej sepse nuk kapim afatin dhe atyre 695 mijë pensionistëve t’iu tërhiqnim mbrapsht paratë.

Gjithë kjo dhunë e ushtruar në Kuvendin e Shqipërisë është derivat ose e lidhur”, tha ai.

Balla theksoi se asnjë autoritet i shtetit shqiptar, asnjë ministër apo kryeministër nuk është i përfshirë në këtë hetim.

“E para është që për këtë çështje kam mbajtur një fjalë në Kuvend ku kam sqaruar pozicionin tonë, ku asnjë autoritet i shtetit shqiptar, asnjë ministër apo kryeministër nuk është i përfshirë në këtë hetim. Është përmbyllur ky hetim, dosja ka shkuar në gjykatë me një të pandehur. Nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Sa kohë mendoni që ka një përgjegjësi politike se një kryeministër pret një zyrtar të rëndësishëm të një vendi tjetër.

Ky individ ka takuar dhe autoritete të qeverisë gjermane apo austriake. Në asnjë nga vendet e tjera nuk ndodh kjo. Kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen. SPAK ka marrë në vlerësim kallëzimin lidhur me provën e re të 21 janarit. Katër vrasje, vrasje shtetërore ku përfshihet drejtpërsëdrejti ish-kryeministri apo ish-ministri mendoj që duhet të marrë një vëmendje më të madhe.

Kjo që po them është qëndrimi zyrtar i grupit të PS. Asnjë zyrtar i PS-së nuk ka asnjë lidhje me të. Është shumë e thjeshtë gjëja, dosja ka shkuar në gjykatë, ka vetëm një pandehur”, theksoi Balla.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI