Flash

Pas Shkodrës, policia nis aksionin për heqjen e kamerave të sigurisë në Vlorë

Lapsi.al 26 January 2023
Pas Shkodrës, policia nis aksionin për heqjen e kamerave të

Policia e Vlorës ka nisur aksion për zbulimin e kamerave të sigurisë që janë të instaluara në rrugët e qytetit. Kontrolli ka nisur edhe në biznese dhe lokale të cilat mund t'i sherbëjne organizatave kriminale. Mësohet se aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm.

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës. Aty u u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëriuar 5 persona në komisariatin e policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit "Fijet". Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI