Flash

Netflix reagon ndaj akuzave për shfaqjen e re ‘Squid Game’

Lapsi.al 26 January 2023
Netflix reagon ndaj akuzave për shfaqjen e re ‘Squid Game’

Netflix po mbron së fundmi shfaqjen  “Squid Game: The Challenge” pasi thuhet se lojtarët u larguan me barelë.ndërsa grupi u kthye në një “zonë lufte” të ftohtë.

Skandali shpërtheu ndërsa platforma e transmetimit ishte në Mbretërinë e Bashkuar duke filmuar shfaqjen në të cilin 456 konkurrentë konkurrojnë për një çmim prej rreth 4.5 milionë dollarësh.

"Ndërsa ishte shumë ftohtë në xhirime - dhe pjesëmarrësit ishin të përgatitur për këtë - çdo pretendim për lëndim të rëndë është i pavërtetë," siguruan publikun në një deklaratë Netflix. "Ne kujdesemi thellësisht për shëndetin dhe sigurinë e kastit  dhe kemi investuar në të gjitha procedurat e duhura të sigurisë."

Deklarata e tyre binte ndesh me pjesëmarrësit që pretendonin se lojtarët nuk ndiheshin mirë pasi qënduran në të ftohtë gjatë një rishfaqjeje të lojës për fëmijë "Red Light Green Light", raportoi Sun. "Ishte si një zonë lufte," përshkroi një garues i tmerruar, ndërsa një tjetër pohoi se "Edhe nëse fillonte hipotermia, =njerëzit ishin të gatshëm të qëndronin për aq kohë sa të ishte e mundur, sepse shumë para ishin në linjë". Ata shtuan: “Kishte njerëz që erdhën duke menduar se do të bëheshin milionerë, por ata u larguan me lot.”

“Squid Game” u shfaq premierë në  Netflix një vit më parë. Seriali fitoi sukses duke qenë shfaqja televizive më e ndjekur në platformë  .Së fundmi fitoi 14 nominime për çmimin Emmy. Ai pati gjashtë fitore historike, duke përfshirë: Aktori kryesor në një seri drame (Lee) , regjia ( Hwang,) aktore (Lee Yoo-mi). /Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Rihanna fiton nominimin e parë për Oscar

Së fundmi u zbulua se kënga e Rihanna-s , "Lift Me Up", nga Black Panther: Wakanda Forever është në garë për Këngën më të Mirë Origjinale në 95th Awards Oscar. ...

15:48

Justin Bieber shet katalogun e tij muzikor

Justin Bieber ka shitur katalogun e tij me 291 këngë për një vlerë prej 200 milionë dollarësh të raportuar. Sipas People, ai arriti një marrëveshje me  Hipgn...

14:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI