Flash

“McGonigal” bëhet politik në SHBA/ A do të ketë kosto për Edi Ramën?

Lapsi.al 26 January 2023
“McGonigal” bëhet politik në SHBA/ A do të ketë

Mediat amerikane e përcollën me nota bombastike lajmin e arrestimit të Charles McGonigal, ish-shef i kundërzbulimit në FBI. Por në raportimet e mëtejshme gazetareske, tema ka kaluar nga një thriller spiunazhi në një përplasje politike mes demokratëve dhe republikanëve.

Spekulimet po bëhen ndaj familjarëve të presidentit amerikan Joe Biden dhe Partisë Demokratike të SHBA.

Së pari është një detaj shumë i vogël, por që i ka shërbyer mediave amerikane të spekulojnë në lidhjet e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe familjen e Hunter Biden, që është djali i presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas mediave amerikane me ndikim të djathtë, vajza e McGonigal dhe vajza e Hunter Biden ishin pjesë e të njëjtit kurs në sportin e “lacrosse”.

Kjo është zbuluar nga emailet e publikuara të Hunter Biden, ku është edhe adresa e emailit e bashkëshortes së Charles McGonigal.

Kaq ka mjaftuar që misteri të shtohet në historinë e agjentit të FBI-së, duke sjellë fotot e Hunter Biden në faqet e para të mediave amerikane.

Një çështje e nxehtë në politikën amerikane është shqetësimi i republikanëve, të cilën kanë sjellë në vëmëndje se McGonigal ishte një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që ndihmoi në nisjen e hetimit ndaj ish-presidentit Donald Trump, për një marrëveshje me rusët.

Në atë kohë, oligarku rus Oleg Deripaska po punonte me ish-spiunin britanik Christopher Steele, burimin e dosjes së rreme për Trump që u përdor si bazë për çështjen e fshehtë të FBI-së ndaj ish-presidentit amerikan.

Vetë Trump ka reaguar për arrestimin e McGonigal për të cilin ka thënë: “Ky djalë i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

Një përfaqësues i republikanëve, Matt Gaetz ka shkruar në Twitter: "Kjo është arsyeja pse unë dhe @Jim_Jordan do të mbajmë seanca dëgjimore, do të sjellim sinjalizues dhe do të kërkojmë përgjigje për të përcaktuar se sa thellë shkon kalbja”.

Dy personat e huaj që janë të lidhur direkt me akuzat e McGonigal janë oligarku rus Oleg Vladimiroviç Deripaska dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që përmendet 14 herë në dosje.

Oligarku rus dihet që është tashmë në listën e zezë.

Ajo që nuk dihet, është se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën, i cili gjendet në mes të një skandali që po i shkakton kosto demokratëve që kontrollojnë administratës aktuale në Departamentin e Shtetit. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI