Flash

Kaos në Kuvend/ Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë

Lapsi.al 26 January 2023
Kaos në Kuvend/ Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD

Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores. Kjo erdhi pasi seanca plenare në Kuvend 'kaloi' në kaos. Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkojë në Kuvend për të folur në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal ose të japë dorëheqjen.

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës. Kryetari i Grupit të Parlamentit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se akuzat e PD-së ndaj Ramës për lidhjen me agjentin e FBI-së është pa bazë. Më pas Lindita Nikolla ka marrë vendimin që Berisha të përjashtohet nga seanca. Deputetët e PD-së kanë protestuar duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI