Flash

Gerard Pique publikon foton e parë me Clara Chia Marti

Lapsi.al 26 January 2023
Gerard Pique publikon foton e parë me Clara Chia Marti

Gerard Pique publikoi foton e parë me partneren e tij  Clara Chia Marti në  rrjetin social, Instagram.

Në foto, Piqué dhe studentja e PR - të cilët dyshohet se filluan romancën e tyre ndërsa futbollisti ishte ende me këngëtaren  pozuan në oborrin e një restoranti. Edhe pse Piqué nuk i shtoi një mbishkrim postimit, fansat nxituan të shkruanin të tyren. "Do më vinte turp," komentoi një përdorues, ndërsa një tjetër tha, "imagjinoni të shkatërroni jetën tuaj familjare". "Ajo nuk krahasohet me nënën e fëmijëve tuaj", tha një i tretë.

Nga ana tjetër, Shakira publikoi këngën "BZRP Music Session #53" dhe nuk u shmang të thërriste Piqué dhe të dashurën e tij të re. Ajo kritikoi diferencën e moshës së çiftit,përpara se të bënte shaka duke thënë se ai e uli çmimin nga "Ferrari në një Renault Twingo" dhe një "Rolex në një Casio". “Kjo është që ti të mbytesh, të përtypësh e të gëlltisësh/ Nuk do të kthehem me ty, as po të qash, as të më lutesh”, këndon ajo.

Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Artistja e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rihanna fiton nominimin e parë për Oscar

Së fundmi u zbulua se kënga e Rihanna-s , "Lift Me Up", nga Black Panther: Wakanda Forever është në garë për Këngën më të Mirë Origjinale në 95th Awards Oscar. ...

15:48

Justin Bieber shet katalogun e tij muzikor

Justin Bieber ka shitur katalogun e tij me 291 këngë për një vlerë prej 200 milionë dollarësh të raportuar. Sipas People, ai arriti një marrëveshje me  Hipgn...

14:43

Lista e nominimeve për çmimet Oscar 2023

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi të nominuarit për Oscar 2023. Pretendentët kryesorë të këtij viti përfshinin Avatar: The Way of Water, The B...

14:24

Paris Hilton, nënë për herë të parë

Paris Hilton zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku - një djalë - përmes një surrogate. Përmes rrjetit so...

14:03

Ndahet grupi Panic! at the Disco

Panic! at the Disco po ndahet pas gati 20 vitesh, ndërsa frontmeni Brendon Urie pret ardhjen e fëmijës së tij të parë. Këngëtari zbuloi ndarjen e grupit në një ...

17:00

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI