Flash

Fansat e Britney Spears, të frikësuar për jetën e saj

Lapsi.al 26 January 2023
Fansat e Britney Spears, të frikësuar për jetën e saj

Fansat e Britney Spears thërritën së fundmi policinë në shtëpinë e saj pasi artistja mbylli rrjetin social, Instagram. Mirëpo zyra e sherifit të Qarkut Ventura deklaroi se ajo nuk është në asnjë lloj rreziku. “Mund të konfirmoj se kemi marrë telefonata. Gjithashtu mund të konfirmoj se nuk besojmë se Britney Spears është në ndonjë lloj  rreziku”, tha një zëdhënës i policisë.

Oficeri nuk bëri të ditur se sa telefonata morën dhe tha se nuk do të tregonin nëse kishin kontakte të drejtpërdrejta me Spears, apo se si e dinin se ajo ishte mirë. "Është thjesht një çështje e privatësisë për banorët në qarkun tonë," tha oficeri. “Është një çështje besimi publik. Ne thjesht nuk i zbulojmë ato lloj gjërash [të tilla si kontrollet e shëndetit]. Nuk është krim.”

Spears e ka fshirë Instagramin e saj disa herë në vitet e fundit, dhe megjithëse arsyeja e ndërprerjes së saj të fundit është e paqartë, një burim i tha më parë Page Six se këngëtares thjesht i pëlqen të bëjë pushime ngamediat sociale herë pas here. "Ajo është e lumtur dhe në një vend të mrekullueshëm," tha burimi në shtator 2021, duke shtuar, "dhe heshtja mund të jetë një gjë e fuqishme. Një mesazh i fuqishëm"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/01/22/britney-spears-ndryshon-emrin-e-saj/

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI