Flash

Berisha: Pse e thirrën sot Shkëlzenin në SPAK

Lapsi.al 26 January 2023
Berisha: Pse e thirrën sot Shkëlzenin në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhur me thirrjen e djalit të tij në SPAK, për çështjen e Gërdecit. Në një intervistë për emisionin “Open” në News 24 ai tha se lajmin e ka mësuar nga mediat. Berisha tha se kjo është bërë për të larguar vëmendjen nga ajo që ai e quaj “superskandali Rama-McGonigal”

“Të jem i sinqertë, e kam marrë vesh nga mediat që djali im është thirrur në prokurori. Nuk më kishte thënë që sot ishte i thirrur në SPAK. Problemi i tij për këtë çështje është i tillë. Ekziston një faks, që origjinali nuk është gjetur kurrë, i dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Brendshme ku shkruhet se kjo t’i jepet Shkëlzenit, jo Shkëlzen Berishës, por Shkëlzenit.

Kjo është servirur si shkrim i Aldo Bumçit dhe kjo ka ndodhur një javë pasi Ministria e Drejtësisë kishte dërguar shkresën zyrtare për problemin, siç është ligji. Tani, çfarë ishte kjo?! Kjo ishte sikur nga Ministria e Drejtësisë i drejtohej djalit tim në Ministrinë e Brendshme, me të cilën ai nuk kishte asnjë lidhje. Bumçi s’e kishte shkruar kurrë këtë shënim. Ai mori dhe e paditi në prokurori si falsifikim të shkrimit të tij. Padi që prokuroria nuk u mor kurrë.

Aldo Bumçi e mohon dhe ka hapur padi për këtë faks, në të cilin i falsifikohet firma. Prokuroria në vend që të hetojë, nuk ka hetuar deri sot dhe thërret Shkëlzenin pas 15 vitesh. Duhet hetuar, por hetimi i parë është për ish-ministrin që deklaron se më kanë falsifikuar shkrimin.

Kjo nuk është bërë sepse nuk u interesonte sepse del që është falsifikim. I gjithë problemi është një person “X” bën një faks. Sekretarja ka bërë dëshminë e saj në gjykatë. Nëse sekretarja shprehet në emër të ministrit dhe është në një skemë manipulimi, por unë nuk e akuzoj dot, sepse ajo thotë që nuk e ka bërë këtë.

Është thjesht një thirrje që i kanë bërë për të mundur superskandalin e Rama-McGonigal. E gjitha kaq! Ai është SKAP i partisë, por prokuroria duhet të thërrasë cilindo që i duhet. Kjo është thirrje politike e mirëfilltë. Edhe nëse e do kush e ka falsifikuar nuk do ta thoja, sepse është çështje kriminalistë, i përket laboratorit të kriminalistikës” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje në qendër të Shkodrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital...

19:07

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ndërsa bëhet me di...

18:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI