Flash

Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative

Lapsi.al 26 January 2023
Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i

Autoriteti i Konkurrencës ka shprehur më në fund një qëndrim zyrtar lidhur me Bordin e Transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Në vendimin që kishte objekt hetimin paraprak të tregut të naftës dhe benzinës, organi drejtues i këtij institucioni, Komisioni i Konkurrencës, gjykon se, në një situatë normale, çmimet e rekomanduara, ashtu si edhe ato të fiksuara mund të kenë efekte negative në konkurrencë.

“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.

Shpeshherë, Komisioni i Konkurrencës ka dalë me rekomandime për qeverinë shqiptare lidhur me çështje që prekin problematika të konkurrencës në treg, por në këtë rast nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe ka preferuar të shmangë një pozicionim eksplicit lidhur me faktin nëse duhet të përdoret apo jo instrumenti i çmimeve maksimale të fiksuara në situatën aktuale.

Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të hetimit për tregun me shumicë të karburanteve, Komisioni i Konkurrencës shprehet se “duke qenë se marzhi i fitimit aplikohet mbi koston mesatare të ponderuar të produktit e cila është e ndryshme për ndërmarrje të ndryshme, rrjedhimisht dhe çmimi i shitjes mbi të cilin aplikohet marzhi duhet të jetë i ndryshëm midis konkurrenteve, por ky çmim nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të përcaktuar nga Bordi i Transparencës”.

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare vendosi, nëpërmjet akti normativ, për ngritjen e një Bordi Transparence, që përcakton një çmim maksimal me shumicë dhe pakicë të shitjes për karburantet, bazuar në çmimin e tyre në Bursë dhe duke njohur mbi këtë çmim disa kosto dhe marzhe fitimi fikse. Ky vendim u motivua me situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe me nevojën për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e fortë e çmimeve.

Shumë ekspertë e kanë konsideruar të gabuar fiksimin e çmimeve, sepse kjo praktikë dëmton konkurrencën dhe ul elasticitetin e çmimit. Megjithëse çmimet e përcaktuara nga Bordi janë të konsideruara si çmime tavan, në fakt shumica e kompanive të tregtimit me pakicë të karburantit dhe sidomos ato më të mëdha, në fakt, nuk i ulin asnjëherë çmimet poshtë nivelit të përcaktuar nga Bordi. / MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI