Flash

Plotësohet Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj betohet para presidentit

Lapsi.al 25 January 2023
Plotësohet Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj betohet para presidentit

Gjykata Kushtetuese është plotësuar me 9 anëtar, pasi Holta Zaaj bëri sot betimin para Presidentit të Republikës.

Ndërkoh ka përfudnuar edhe mandati i Vitore Tushës si kryetare dhe anëtare e Gjykatës.

Ndërkohë, GjK ka filluar edhe procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të saj. Deri në përfundim të kësaj procedure dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, znj. Marsida Xhaferllari.

Njoftimi:

Sot, më 25 janar 2023, u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, e zgjedhur me Vendimin nr. 2, datë 16.01.2023, të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, përfundon edhe ushtrimi i funksioneve të Kryetarit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga znj. Vitore Tusha, pas qëndrimit të saj në detyrë deri në zgjedhjen e gjyqtarit pasardhës. Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë, të emëruar sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor.

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të dispozitave ligjore të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sikurse është bërë e ditur edhe në njoftimin për shtyp të datës 16.01.2023, ka filluar edhe procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të saj. Deri në përfundim të kësaj procedure dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri, funksionet e Kryetarit ushtrohen nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, znj. Marsida Xhaferllari.

Gjykata Kushtetuese shpreh mirënjohjen për përkushtimin, integritetin dhe kontributin profesional të znj. Vitore Tusha, përgjatë gjithë rrugëtimit të saj si anëtare dhe në detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate, duke e drejtuar Gjykatën Kushtetuese në një prej momenteve më të rëndësishme të reformimit të veprimtarisë së saj – rinisjes së funksionalitetit dhe plotësimit të trupës gjyqësore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI