Flash

Pas marrjes së tankeve gjermane dhe amerikane Zelenski kërkon avionë dhe raketa

Lapsi.al 25 January 2023
Pas marrjes së tankeve gjermane dhe amerikane Zelenski kërkon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi këtë të mërkurë se dëshironte që aleatët perëndimorë t’i dërgonin avionë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për ta ndihmuar në zmbrapsjen e trupave ruse.

“Kam folur sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg... Ne gjithashtu duhet të marrim raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Është e rëndësishme. Ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e artilerisë”, - tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina kishte nevojë edhe për avionë. “Kjo është një ëndërr. Dhe kjo është një detyrë” – tha ai.

Lutja e fundit e Zelensky vjen vetëm pak orë pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan të dyja se do të dërgonin tanke M1 Abrams dhe Leopard 2 për të mbështetur përpjekjet e forcave të armatosura të Ukrainës për të shtyrë trupat e Vladimir Putinit në Ukrainën lindore. Zelensky, i cili mbushi 45 vjeç të mërkurën, falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe udhëheqësin amerikan Joe Biden për vendimin e tyre për të dërguar tanke të rënda në Ukrainë.

“Është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores”, shkroi presidenti ukrainas në Twitter, duke falënderuar Biden për vendimin e tij “të fuqishëm”. Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore që të dërgojnë shpejt tanket. "Shpejtësia dhe sasia janë çelësi tani" - tha ai, duke iu referuar dërgesave dhe trajnimit të ushtarëve. “Shteti terrorist duhet të humbasë”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë. "Sa më shumë mbështetje mbrojtëse të marrin nga bota heronjtë tanë në front, aq më shpejt do të përfundojë agresioni i Rusisë."

Shtetet e Bashkuara njoftuan më herët se do të ofrojnë 31 tanke Abrams për të ndihmuar Ukrainën duke pasqyruar një lëvizje të ngjashme nga Gjermania. Njoftim shënon një lehtësim të madh për Kievin, i cili ka kërkuar për muaj të tërë që tanket e rënda perëndimore të ndihmojnë betejën e tij. Rusia e quajti ofrimin e dhjetëra tankeve nga Perëndimi për Ukrainën si një "provokim të hapur" dhe paralajmëroi se furnizimet e reja të NATO-s "do të digjen si gjithë të tjerët". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI