Flash

Parashikimi i motit: Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta

Lapsi.al 25 January 2023
Parashikimi i motit: Temperatura të ulëta dhe reshje të pakta

Masat e ftohta me origjinë verilindore do të kushtëzojnë në vendin tonë; mot të kthjellët por të ftohtë. Kjo situatë do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe mesditës në të gjithë territorin. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Kosovë

Përsa i përket, Republikës së kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin MBETEN sërisht problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Edhe Republika e MV PARAQITET nën dominimin e motit të kthjellët POR të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme si rezultat i masave të ftohta verilindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë republikën e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Atlantikun verior do të sjellë reshje të dendura dëbore në formë orteku në Europën veriore dhe atë verilindore. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe zona e alpeve paraqiten me reshje shiu e dëbore. Si pasojë e dy cikloneve të fuqishëm prej disa ditësh në brigjet e detit Egje do të vijojnë stuhitë e forta të erës dhe reshjeve të dendura të shiut NDERSA Moti i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik, Gadishullin e Ballkanit si edhe pjesërisht Europën Qëndrore.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI