Flash

“Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

Lapsi.al 25 January 2023
“Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

“Meta”, kompania mëmë e Facebook njoftoi se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Kjo vjen pak më shumë se 2 vjet pas pezullimit për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Gjykimi ynë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë, ne po e bëjmë këtë me rregualla të reja për të penguar përsëritjen e shkeljeve” - tha në një postim, Presidenti i Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Me llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram të riaktivizuara, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha dhe të fuqishme të komunikimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mund të jetë një ndihmë për garën e tij të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump do të shfrytëzojë mundësinë për t'u rikthyer në platformat e Meta. Twitter rivendosi llogarinë e Trump në nëntor pas marrjes së tij nga miliarderi Elon Musk, por ish-presidenti ende nuk ka rifilluar të postojë në Twitter duke zgjedhur të qëndrojë në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Por zyra e fushatës së Trump në fillim të këtij muaji i dërgoi një letër Metës duke i kërkuar kompanisë që të zhbllokonte llogarinë e tij në Facebook, tha një burim i CNN. Përfaqësuesit e Trump nuk iu përgjigjën një kërkese të CNN për të bërë komente. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI