Flash

Lajçak: Plani franko-gjerman ka 11 pika, ato që keni parë janë trillime

Lapsi.al 25 January 2023
Lajçak: Plani franko-gjerman ka 11 pika, ato që keni parë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Është e paqartë arsyeja e kësaj vizite pasi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha për mediat e Kosovës se Lajçak nuk ka takim me Kryeministrin Albin Kurti. Lajçak ishte në Prishtinë edhe të premten e kaluar bashkë me një ekip diplomatësh evropianë dhe përfaqësuesin amerikan, Gabriel Escobar. Pas kthimit në Bruksel, ai ka zhvilluar disa takime me shtetet të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Më herët gjatë në një intervistë për Klan Kosova, Lajçak ka folur rreth planit evropian, të propozuar për marrëveshje mes dy vendeve. Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika dhe se drafti u është dërguar palëve që të bëjnë komentet e tyre.

“Mënyra më e mirë për ta quajtur është “propozim për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Unë e kam prezantuar planin në shtator dhe më pas patëm diskutime me kryeministrin Kurti fillimisht dhe pastaj në dhjetor ia kam prezantuar një plan të azhurnuar me disa komente që i kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë javës së kaluar patëm diskutimin e parë substancial lidhur me planin. Siç e dini takimi zgjati 2 orë e gjysmë dhe ishte një diskutim i gjerë dhe i gjatë dhe ambiciet janë që të ndalet cikli i krizave që të përqendrohemi në normalizim” - tha ai.

I pyetur se sa ka ndryshuar ky draft nga drafti i parë i planit, ai ka thënë se filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar.

“Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar. Kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd. Kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet. Pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet. E kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia.

Ne e kemi prezantuar versionin e parë dhe kemi kërkuar të dyja palët të ofrojnë komentet e tyre. Pastaj kemi akomoduar disa prej tyre, ato që nuk e ndryshojnë filozofinë e tekstit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Është një diskutim natyrisht. Ka qenë diskutim i joni i ndarë me Qeverinë e Kosovës dhe presidentin e Serbisë dhe qëllimi ynë është t’i sjellim të dy në të njëjtën dhomë dhe të dakordohen për planin. Prandaj e premtja e kaluar ishte e rëndësishme sepse kishim diskutime substanciale me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiç”, - u shpreh Lajçak. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI