Flash

Kundër koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë (FOTO)

Lapsi.al 25 January 2023
Kundër koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar/ Banorët e

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë duke kundërshtuar koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata u afruan këtë të mërkurë pranë zyrës së kryeministrit pasi pretendojnë se po u grabiten tokat. Këta banorë janë të vendosur se nuk do t’i japin pronat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Mbas kryeministrisë banorët kanë lëvizur edhe drejt delegacionit të Bashkimit Europian për t'i dhënë zë kërkesave të tyre.

Rruga Thumanë-Kashar e dhënë me koncesion po ndërtohet duke zaptuar tokat e banorëve. Kjo pasi loti që kalon në fshatin Bërxullë ka nisur të ndërtohet pjesërisht, duke qenë se ka hasur kundërshtinë e banorëve. Ata protestojnë prej më shumë se tre muajsh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI