Flash

Kim Kardashian e frikësuar për jetën e saj, shkak fansi

Lapsi.al 25 January 2023
Kim Kardashian e frikësuar për jetën e saj, shkak fansi
Kim Kardashian i është dhënë një urdhër ndalimi ndaj një fansi të fiksuar, i cili i dërgoi pako rrëqethëse dhe e quajti atë  "gruaja" e tij. Themeluesja e Skims  pretendoi se mashtrimet e burrit e kanë shkaktuar atë të vuajë nga shqetësime ekstreme emocionale, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ. Kardashian tha se burri, i identifikuar si Jomonie Victor Zigler, i ka dërguar paketat pasi ka marrë adresën e saj diku tjetër. Ajo tha se paketat përfshinin një unazë diamanti dhe karta  hoteli. Në dokumentet e gjykatës, Kardashian pretendon se Zigler madje u përpoq të hynte në pronën e saj të madhe në Calabasas. Avokati i saj, Shawn Holley, paraqiti një urdhër ndalimi pasi siguriau detyrua të frenonte Ziglerin në portë. “Asnjëherë nuk i kam dhënë adresën time. Asnjëherë nuk i kam kërkuar që të më dërgojë këto pako”, ka shkruar nëna e katër fëmijëve. “Këto pako përmbajnë sende të ndryshme, duke përfshirë; një unazë fejese me diamant dhe çelësa për një dhomë hoteli.” Gjykata i dha Kim një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Zigler. Një seancë zyrtare pritet që të mbahet muajin e ardhshëm. Nuk është hera e parë që sipërmarrësja është përballur me një situatë të tillë. Muajin e kaluar, Kardashian mori një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër Andre Persaud, i cili u shfaq në shtëpinë e saj tre herë në gusht 2022. Ajo i tha gjykatës se ai këmbënguli që të dy të komunikonin "në mënyrë telepatike".

Lexo Edhe :https://lapsi.al/2023/01/24/pete-davidson-heq-tatuazhet-kushtuar-kim-kardashian/

Të këshilluara

Rihanna fiton nominimin e parë për Oscar

Së fundmi u zbulua se kënga e Rihanna-s , "Lift Me Up", nga Black Panther: Wakanda Forever është në garë për Këngën më të Mirë Origjinale në 95th Awards Oscar. ...

15:48

Justin Bieber shet katalogun e tij muzikor

Justin Bieber ka shitur katalogun e tij me 291 këngë për një vlerë prej 200 milionë dollarësh të raportuar. Sipas People, ai arriti një marrëveshje me  Hipgn...

14:43

Lista e nominimeve për çmimet Oscar 2023

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi të nominuarit për Oscar 2023. Pretendentët kryesorë të këtij viti përfshinin Avatar: The Way of Water, The B...

14:24

Paris Hilton, nënë për herë të parë

Paris Hilton zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku - një djalë - përmes një surrogate. Përmes rrjetit so...

14:03

Ndahet grupi Panic! at the Disco

Panic! at the Disco po ndahet pas gati 20 vitesh, ndërsa frontmeni Brendon Urie pret ardhjen e fëmijës së tij të parë. Këngëtari zbuloi ndarjen e grupit në një ...

17:00

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI